Lajme
Prishtinë| Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën tentim grabitje
Demokracia
10:23 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Mbrëmë nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme -Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën tentim grabitje, që ka ndodhë me datën 16.02.2022, në një institucion mikrofinanciar, në rrugën “Bahri Fazliu” në Prishtinë.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:
A.M. mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Të ngjashme