Dy burra e një grua në kryeqytet janë prangosur nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “mundësim apo detyrim në prostitucion”.
Janë konfiskuar prova materiale si pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe një shumë parash.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
MUNDËSIM APO DETYRIM NË PROSTITUCION/Prishtinë,15.02.2023-19:35. Janë arrestuar tre persona te dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovar/e nën dyshimin se kanë kryer veprën penale te lartcekur. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitare te gjinisë femërore si dhe është kontrolluar një lokal dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe nje shume parashe. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.