Sport
Prishtinasit fitojnë bindshëm ndaj rahovecasve
Demokracia
22:16 | 25 Mars 2023

Share:

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të pritur, duke mundur Rahovecin me rezultat 97:75 (27:19, 19:19, 24:22, 27:15), në xhiron e 27-të të Prince Caffe Superligës.

Te vendasit u dalluan Nate Grimes me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Both Gach me 20 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, kurse te mysafirët u dalluan Igor Chumakov me 22 pikë e nëntë kërcime dhe Jack Pagenkopf me 19 pikë, katër kërcime e tre asistime.

Sigal Prishtina tani numëron 20 fitore e gjashtë humbje, kurse Rahoveci katër fitore e 23 humbje. /Demokracia.com

Të ngjashme