Sport
Prishtina vazhdon prezantimin e përforcimeve, këtë herë radha për një qendërmbrojtës
Demokracia
12:04 | 01 Korrik 2022

Share:

Qendërmbrojtësi Besir Ramadani është lojtari i radhës që ka nënshkruar kontratë me klubin e FC Prishtina.

22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur për dy vite me ekipin “bardhekaltër”.

Ramadani në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga, e cila garon në elitën e futbollit të shtetit fqinj.

Shkupjani ka regjistruar gjithsej 33 paraqitje sa është aktivizuar te Struga.

Ai karrierë ka bërë edhe te FC Shkupi dhe KF Gostivari derisa më parë i ka mbrojtur edhe ngjyrat e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut (deri te U-18), kurse nga më pas është bërë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë U-21.

Ramadani për faqen zyrtare të klubit është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e FC Prishtinës.

??????̈????? ??̈? ?????????̈? – Prishtina është klubi më i madh në Kosovë, klub me traditë dhe me një tifozeri fantastike dhe për këtë arsye vendosa të vijë këtu.

???????? ? ???̧????̈ – Të bartësh fanellën e Prishtinës është privilegj dhe emocion i veçantë, por gjithashtu edhe përgjegjësi e madhe pasi që dihet pesha e kësaj fanelle.

????????? ?? ?????????̈? – Emri Prishtina tregon se ambiciet janë gjithmonë për trofe. Jemi shumë lojtarë të ri në ekip dhe me punën e trajnerit Ismet Munishi besoj se do t’i arrijmë qëllimet.

????????? – Do të jap 200 përqind nga vetja për këtë fanellë për t’i gëzuar tifozët “Plisat” dhe për t’i arritur synimet që janë titulli kampion dhe dalja në garat ndërkombëtare. /Demokracia.com

Të ngjashme