Prishtina ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e javës së shtatë kampionale kundër Malishevës.
Bardhekaltrit e drejtuar nga Ismet Munishi fituan 4:2 ndaj Malishevës në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, shkruan Demokracia.com.
Hoti, Uka, Krasniqi e Gashi ishin realizatorët për Prishtinën, kurse për Malishevën golat i shënuan Alban Shillova e Fiton Hajdari.
Prishtina me këtë fitore zë vendin e tretë me 11 pikë, ndërkohë Malisheva ka shtatë pikë në pozitën e pestë./Demokracia.com/