FC Prishtina ndeshjen e radhës në BKT Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj SC Gjilanit.
Kjo sfidë i takon xhiros së 31-të dhe zhvillohet të mërkurën në fushën me bari sintetik të këtij qyteti, me fillim nga ora 15:00.
Prishtina në takim vjen pasa barazimit të arritur në xhiron e kaluar ndaj Drenicës me rezultat 1:1, ndërkohë që Gjilani në ndeshjen e fundit pësoi nga Dukagjini në Klinë me shifrat 2:0.
Prishtina dhe Gjilani në këtë edicion janë përballur tre herë në garat për elitë ku janë arritur tre barazime: Prishtina – Gjilani 1:1, Gjilani – Prishtina 1:1 dhe Prishtina – Gjilani 2:2, janë rezultatet që janë regjistruar në përballjet direkt në këtë kampionat.
Për duelin ndaj Gjilanit për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina ka folur mbrojtësi Bujar Pllana, përcjell Demokracia.com.
Ndeshja – Është ndeshje shumë e rëndësishme për Prishtinën andaj do të angazhohemi maksimalisht për të arritur fitore në këtë takim. Gjilani e ka një skuadër shumë të mirë dhe kompakte dhe ne duhet të jemi shumë të koncentruar gjatë gjithë ndeshjes në mënyrë që t’i arrijmë objektivat.
Synimet – Prishtina gjithmonë “lufton” për titull dhe trofe, mirëpo për fat të keq në këtë edicion nuk na ka ecur mirë. Gjithsesi, në ndeshjet e mbetura duhet që ta japin më të mirën në mënyrë që të përfundojmë sa më lart në tabelë./Demokracia.com/