Sport
Prishtina sot prezanton “bomberin”, Besart Berisha
Demokracia
09:20 | 22 Shtator 2021

Share:

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, Besart Berisha i cili bëri histori edhe në kampionatin e Australisë duke fituar gjithçka që është e mundshme, sot do të prezantohet te Prishtina, shkruan Demokracia.com

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi bardhekaltër i cili ka njoftuar se përveç prezantimet të Berishës që do të ndodhë në ora 14:00, do të ketë edhe një konferencë për shtyp ku do të shpalosen shumë risi.

Ardhja e tij në elitën e futbollit të Kosovës ka bërë bujë, duke ditur karrierën e sulmuesit 36 vjeçar.

Berisha është futbollisti i parë shqiptar që ka shënuar në Ligën e Kampionëve. Në atë botë, ishte futbollist i klubit gjerman Hamburg.

Ai po ashtu ka bërë karrierë edhe në Angli me klubin e Burnley, megjithatë kulmin e karrierës e ka arritur në Australi duke fituar katër tituj të kampionit dhe është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit australian me 147 gola. /Demokraca.com

Të ngjashme