Sport
Prishtina  sonte zhvillon ndeshje të rëndësishme në BIBL!
Demokracia
11:46 | 02 Nëntor 2021

Share:

Skuadra më  të trofeshme në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtina sonte e zhvillon ndeshjen radhës në fazën e grupore të Ligës Ballkanike.

Skuadra nga kryeqyteti në Prishtinë ballafaqohen me ekipin nga Mali i Zi, Ibrin e Rozhajës.

Deri më tani, Prishtina ka arritur 1 fitore e 2 humbje, derisa Ibri i Rozhajës i ka 2 humbje nga po aq ndeshje të luajtura në këtë garë.

Sfida mes Prishtinës dhe Ibrit të Rozhajës zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00, derisa transmetohet në ArtSport. /Demokracia.com

Të ngjashme