Sot, Kosova u karakterizua me mot jashtëzakonisht të nxehtë.
Në stacionin personal në Prishtinë, në 685m lartësi mbidetare, u barazua temperatura më e lartë për këtë vit që u shënua më 23 korrik prej 36.4C, shkruan Prishtina Weather.
Mirëpo në aeroportin e Prishtinës, kjo ditë ishte më e nxehta këtë vit me temperaturë që arriti deri në 37.8C.
Para një muaji më 23 korrik temperatura më e lartë e regjistruar në vend ishte në Kamenicë prej 38.4C.
Edhe pse temperaturat ishin mjaft të larta në aeroportin e Prishtinës, nuk iu afruan vlerave maksimale të matura në këtë pikë vrojtuese më 23 gusht 2007 prej 38.9C.
Në ditët e ardhshme pritet destabilizim i motit me mundësi zhvillimi edhe të stuhive me shi të rrëmbyeshëm. Nga e diela temperaturat zbresin edhe nën vlera mesatare.