Sport
Prishtina rikthehet te fitorja, kjo është deklarata e Currit
Demokracia
17:17 | 19 Shtator 2021

Share:

Prishtina ka regjistruar fitoren e parë kampionale në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” në stadiumin “18 Qershori” mposhtën Dukagjinin 1-2 me përmbysje të rezultatit, shkruan Demokracia.com.

Ndihmëstrajneri i Prishtinës, Debatik Curri u deklarua pas ndeshjes.

“Gjithë opinioni dhe futbolldashësit e kanë pritur një ecuri të mirë të Prishtinës. Edhe ne nuk kemi qenë shumë të kënaqur me këtë ecuri. Ne e kemi parë që nga ndeshja e fundit kemi bërë një ngritje”, tha Curri për ArtSport.

“Ndoshta në ndeshjet e para edhe motivimi i kundërshtarit na ka pamundësuar të dalim në lojën tonë”.

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë por jemi të kënaqur me reagimin e skuadrës në pjesën e dytë. Lojtarët arritën të rikthenin rezultatin në favorin tonë”, deklaroi Curri. /Demokracia.com

Të ngjashme