Prishtina e ka lënë pas shpine humbjen nga Ballkani (2-0) dhe i është rikthyer fitores në xhiron e 12-të kampionale.
Kampionët në fuqi të Kosovës fituan minimalisht 1-0 kundër Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, raporton Demokracia.com.
Golin e vetëm që solli pikët e arta për Prishtinën e shënoi mbrojtësi anësor, Besnik Krasniqi tetë minuta pa përfunduar ndeshja.
Pjesa e parë ishte e qetë sa i përket rasteve, ndërsa në pjesën e dytë rrezikuan dy skuadrat.
Drenica u detyrua të bënte zëvendësim të detyruar pasi në minutën e 30-të portieri, Visar Haxhijaj pas një dyluftimi në ajër u lëndua dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Ishte minuta e 70-të kur Drenica kërkoi penallti pasi Denisson u rrëzua në zonën e rreptësisë.
Megjithatë, pas rishikimit me VAR, gjyqtari Shala nuk akordoi penallti për “kuqezinjtë”.
Prishtina me këtë fitore ngritet në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Drenica bie në të katërtin me 20 pikë. /Demokracia.com