Lajme
Prishtina “pushtohet” me mbeturina
Demokracia
13:26 | 14 Maj 2025

Share:

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka ndërprerë sot grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Si pasojë e kësaj në kryeqytet kontejnerët janë të stërmbushur derisa qese e gjëra të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre.

Në rrugët “Agim Ramadani” dhe në rrugën “UÇK” në Prishtinë, “Pastrimi” sot nuk ka grumbulluar mbeturinat.

Dje pasdite, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej dy milionë e shtatëqind mijë euro, kjo kompani është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.

“Pastrimi”, i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit.

Kryeqyteti vazhdon të ketë probleme me mbeturinat.

Qytetarët theksojnë se si pasojë e kësaj po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.

Të ngjashme