Kompanitë publike në Kosovë e kanë edhe kujdestarinë për klientë. Madje, nëpër web-faqet e tyre, thuhet se kujdestaritë janë në dispozicion të qytetarëve 24 orë.
Por, kjo nuk është fare e vërtetë, shkruan Demokracia.com.
Qytetarët vazhdojnë të ankohen se kujdestaritë e kompanive publike kurrë nuk hapin telefonin.
Një banor i lagjes Taslixhe 4, e cila aktualisht nuk ka ujë, ka treguar për Demokracia.com se kujdestaria e ujësjellësit “Prishtina” as që po lajmërohen në telefon.
“As kujdestaria e ujësjellësit dhe as qendra e thirrjeve nuk po lajmërohen. Në këtë nxehtësi të lartë është vërtetë e rëndë, sidomos për të moshuarit, të mos kemi as ujë të pijes, të mos kemi ujë fare. Nuk po dimë as çfarë të bëjmë. I thirrem edhe policinë, sepse kemi edhe të moshuar që po u rrezikohet jeta pa ujë, por na thanë që nuk është në përgjegjësinë e tyre çështja e ujit”, ka thënë një banor i lagjes Tasligje 4 për Demokracia. com.
Shqetësimi i banorëve rritet edhe më shumë kur dihet që deri në hënën nuk punojnë institucionet dhe nuk dihet nëse do të lajmerohen nesër punonjësit e ujësjellësit.