Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq ka pasur një ditë shumë të keqe në bankinë pasi ekipi i tij ka pësuar disfatë të thellë ndaj Chernomores në sfidën e parë miqësore, shkruan Demokracia.com
Prishtina e skuadra ukrainase janë ndeshur sot në Antalia të Turqisë, ku po e zhvillojnë një fazë të përgatitjeve derisa bardhekaltrit kanë pësuar humbje me rezultat 4:0.
Në pjesën e parë Ibrakoviq ka zbritur në fushë futbollistët që kryesisht bartën barrën kryesore në vjeshtë, ndërsa në pjesën e dytë ka aktivizuar edhe prurjet e reja por pa mundur të ndryshojnë gjë në fushë. /Demokracia.com