Sport
Prishtina përforcohet me Ty Harris
Demokracia
12:48 | 22 Shtator 2023

Share:

Ty Harris është basketbollisti më i ri i Sigal Prishtinës.

Klubi kryeqytetas njoftoi sot zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me amerikanin, shkruan Gazeta Express.

31-vjeçari, që luan në pozitën e organizatorit, në Prishtinë vije pas përvojës në Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Turqi dhe Rusi.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës (pa ndërhyrje):

“PLAYMAKER-I TYRON HARRIS LOJTAR I PRISHTINËS

Amerikani Ty Harris, 31 vjeçar vjen në Kryeqytet pas përvojës në shtete të ndryshme si Bosnje, Maqedoni Veriore, Turqi dhe Rusi.

Harris në sezonin 2020/21 është shpallur MVP i sezonit në Ligën Ballkanike me skuadrën TFT, me mesatare 18.6 pikë, 7.5 asistime. Së fundmi Harris ka qenë pjesë e skuadrës Dynamo Vladivostok në Rusi.

Welcome to the Home Of Champions, Tyron”.

Të ngjashme