Lajme
“Prishtina Parking”: Uji në parkingun e ri ka mbetur nga pastrimi i dyshemesë, s’ka rrjedhje
Demokracia
13:22 | 12 Nëntor 2022

Share:

Ndërmarrja “Prishtina Parking” mohon se uji që është parë këtë të shtunë në ambientet e parkingut nëntokësor lidhet me ndonjë defekt.

Nga kjo ndërmarrje kanë thënë për KlanKosova.tv se uji ka mbetur pasi është pastruar dyshemeja.

Parkingu nëntokësor në qendrës së Prishtinës është hapur zyrtarisht të premten.

Ndryshe, në rrjete sociale qarkulluan fotografi ku pretendohej se ky parking është përfshirë nga uji vetëm një ditë pas hapjes.

Ditëve të fundit, bujë të madhe në opinion ka bërë çmimorja e këtij parkingu.

Të ngjashme