Lajme
“Prishtina Parking” njofton për projektin e radhës
Demokracia
19:49 | 19 Qershor 2023

Share:

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking”, ka njoftuar se pas diskutimeve me banorët e rrugës “Elez Geci”, kanë gati projektin përfundimtar.

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Lokale, Sokol Havolli përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije se projekti i dizajnuar me ndihmën e banorëve ka objektiv intervenimin emergjent në lagje, kështu duke eliminuar problemet në parking dhe në lagje.

Ai ka njoftuar se punimet po realizohen nga Ndërmarrja Publike Banesore me investime nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.

Të ngjashme