FC Prishtina nis të mërkurën misionin për pranverë, njofton faqja zyrtare e klubit kryeqytetas.
Skuadra e FC Prishtinës pas disa ditëve pushimi, do të rifillojë të mërkurën (4 janar) përgatitjet për vazhdimin e edicionit.
FC Prishtina fazën e parë përgatitore do ta kryejë në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, teksa stërvitja e nesërme starton në ora 13:00.
Ekipi prishtinas në mes të janarit ashtu sikurse edhe në të kalurën, pritet të zhvendoset në Antalia të Turqisë për përgatitje dy-javore.
Klubi më i trofeshëm i futbollit në Kosovë ka paralajmëruar edhe lëvizje të futbollistëve në afatin kalimtar të janarit./Demokracia.com/