Sport
Prishtina nis me përforcime, zyrtarizon futbollistin e talentuar, Endrit Bahollin
Demokracia
15:41 | 30 Qershor 2022

Share:

Prishtina ka nisur zyrtarizimin e përforcimeve të reja në afatin kalimtar të verës.

Endrit Baholli, futbollisti i talentuar është transferimi i parë i zyrtarizuar nga Prishtina.

Baholli ka nënshkruar kontratë trevjeçare me “bardhekaltrit”, shkruan Demokracia.com.

22-vjeçari vjen si lojtar me shumë potencial nga skuadra tjetër e kryeqytetit, 2 Korriku.

Baholli luan si mesfushor ofanziv dhe gjatë gjithë karrierës së tij është aktivizuar për 2 Korrikun duke treguar potencial dhe formë të lartë dhe me ç’rast ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme