Sport
Prishtina nesër përballet me Drenicën, pikët për të dyja skuadrat janë jetike
Demokracia
15:08 | 10 Prill 2021

Share:

Skuadra e Prishtinës nesër udhëton drejt Skenderaj për ndeshjen e javës së 28-të në elitën e  futbollit kosovar ku ballafaqohet me Drenicën.

Ndeshja luhet në stadiumi “Bajram Aliu” dhe po cilësohet si jetike për bardhekaltrit të cilët janë në luftë për titulli e kampionit, shkruan Demokracia.com.

Prishtina assesi nuk guxon ta humbas këtë ndeshje, por në të njëjtën situatë është edhe Drenica e cila po e kërkon mbijetesën.

Kuqezinjtë janë vetëm tri pikë larg pozitës që dërgon në Ligën e Parë kështu që pikët për ta janë tejet të nevojshme dhe kjo është arsyeja që të pritet një luftë  madhe në fushë.

“Prishtina nesër udhëton në Skenderaj ku do të ndeshet me skuadrën e papërshtatshme të Drenicës.

Megjithatë, Prishtina ndaj Drenicës në 12 përballjet e fundit e ka vetëm një humbje në ndeshjen kampionale të këtij edicioni në Skenderaj, 1:0. Ndërsa dy skuadrat e kanë edhe një barazim më 2019 në “Fadil Vokrri” dhe 10 fitore të bardhekaltërve.

Prishtina nuk ka vend për lëshim, andaj udhëtimi në Skenderaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe për skuadrën tre pikët janë më se jetike”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Ndeshja Drenica – Prishtina luhet nesër nga ora 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në ArtMotion. /Demokracia.com

Të ngjashme