Sport
Prishtina nënshkruan me talentin e ri
Demokracia
19:45 | 15 Korrik 2022

Share:

Andi Salihu është një nga futbollistët e skuadrës juniore të FC Prishtinës, i cili në seancat stërvitore me skuadrën e parë e ka mahnitur me paraqitjet e tij trajnerin e ekipit, Ismet Munishi.

FC Prishtina tashmë Andit i ka ofruar kontratë katër-vjeçare të cilën mbrojtësi e ka nënshkruar pa hezitim.

Salihu aktivizohet si mbrojtës i djathtë dhe dallohet për saktësinë, qetësinë dhe vizionin për lojën më të popullarizuar në botë.

19-vjeçari është pjesë e Prishtinës që nga viti 2019 kur erdhi nga Shkolla e Futbollit “Dinamo” nga Ferizaj, Shkollë me të cilën FC Prishtina ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi, shkruan Fc Prishtina, transmeton Demokracia.com.

Ai për fanellën e Prishtinës është paraqitur për ekipin e kadetëve dhe juniorëve.

Andi ka qenë më parë i ftuar edhe nga grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës U-15, U-16, U-17 dhe U-19 ku ka marr pjesë në turne të ndryshëm. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025