Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj FC Prishtinës.
Sipas njoftimit, tifozët e Prishtinës “Plisat” kishin hudhur mjete piroteknike, shpërthyese si dhe bombola tymuese në fushën e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë në ndeshjen e xhiros së fundit kundër Llapit, shkruan Demokracia.com.
“Inicim disiplinor ndaj: FC ”Prishtina”. MOTIVI: Në min e 22-të gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen për 1 min për shkak se tifozët e FC ”Prishtina” Plisat kishin hudhur mjete piroteknike – shpërthyese si dhe bombola tymuese. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Prishtina dhe xhirimit televiziv”, thuhet në raportin e publikuar në uebfaqen e FFK-së.
Prishtina në fund triumfoi 1:2 ndaj Llapit dhe kësisoj siguroi qëndrimin në Superligën e Kosovës në futboll./Demokracia.com/