Sport
Prishtina me risi pas rikthimit nga Antalia, huazon një futbollist te Besa
Demokracia
13:58 | 02 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Prishtinës ashtu siç njoftoi dje “Demokracia.com”, është rikthyer mbrëmë në kryeqytet dhe trajneri Zekirija Ramadani u ka dhënë futbollistëve dy ditë pushim.

Tekniku Ramadani, duket i kënaqur me punën që kanë bërë në Turqi, derisa ka vendosur që talenti Dhurim Zhuri të huazohet tek Besa aty ku mund të ketë më shumë hapësira për lojë.

“Ekspedita e Prishtinës dje mbrëmë është rikthyer në kryeqendër pas 14 ditëve të fazës përgatitore në Turqi. Kryetrajneri Ramadani i ka dhënë ekipit pushim dyditor, ndërsa i rikthehet seancave stërvitore të enjten. Gëzon fakti që gjatë qëndrimit në Antalia nuk ka futbollist të lënduar dhe skuadra po gëzon formë optimale fizike.

Ndërsa sa i përket afatit kalimtar, në ditën e fundit të këtij afati, më 31 janar, sulmuesi Dhurim Zhuri është huazuar te Besa e Pejës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. /Demokracia.com

Të ngjashme