Sport
Prishtina me një mesazh për trajnerin kroat që ndërroi jetë sot: Lamtumirë Çiro!
Demokracia
12:24 | 08 Shkurt 2023

Share:

Trajneri i mirënjohur kroat, Miroslav Blazheviq ka ndërruar jetë të martën.

Blazheviq i njohur si Çiro ka qenë trajner i Prishtinës në vitet 1985/86 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.

“Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës.

Blazheviq e drejtoi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit.

Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë.

Blazheviq në karrierën e tij ka drejtuar me shumë sukses edhe Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës në vitin 1998 ku e zuri vendin e tretë.

Në vitin 1982, Blazheviq i solli Dinamos titullin e kampionit të Jugosllavisë pas 24 vitesh pritje.

Si trajner ka punuar edhe në Zvicër, Francë, Greqi, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Kinë e Iran.

Bllazheviq ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011.

Ai vdiq dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të.

Me respekt, FC Prishtina”, ka shkruar FC Prishtina në Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024