Sport
Prishtina më në fund e gjen fitoren e parë, mund Dukagjinin dhe ia vazhdon ecurinë negative
Demokracia
16:55 | 19 Shtator 2021

Share:

Prishtina e ka shënuar fitoren e parë pas plotë pesë xhirove në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionët e Kosovës fitoren e gjetën në stadiumin “18 qershori” në Klinë kundër Dukagjinit, raporton Demokracia.com.

Kryeqytetasit fituan ngushtë 1-2 me përmbysje të rezultatit në fraksionin e dytë të lojës.

Klinasit ishin të parët që zhbllokuan shifrat me Ardin Dallkun në minutën e 35-të.

Prishtina u rikthye në lojë tek në minutën e 60-të me Hotin që barazoi shifrat.

Besnik Krasniqi ishte sërish hero për Prishtinën i cili realizoi nga penalltia 10 minuta para fundit të kohës së rregullt për t’ia siguruar pikët e plota Prishtinës.

Me këtë fitore, Prishtina ngritet në vendin e shtatë me pesë pikë, një pozitë më poshtë është Dukagjini që ka tri pikë më pak. /Demokracia.com

Të ngjashme