Sport
Prishtina me 11-shen e kombinuar humb në miqësore nga 2 Korriku
Demokracia
13:40 | 04 Gusht 2022

Share:

FC Prishtina të enjten e ka zhvilluar miqësoren e radhës me 2 Korrikun.

Skuadra “bardhekaltër” është mundur me rezultat 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin sportiv në Bërnicë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Redon Bejta në minutën e 85-të.

Shumica e futbollistëve të përbërjes bazë në stërvitjen e paradites kanë kryer stërvitje në palestër fitnesi, kurse të tjerët e kanë sfiduar 2 Korrikun.

Kjo është miqësorja e pestë e Prishtinës në fazën përgatitore para nisjes së kampionatit.

Më parë Prishtina e ka mundur Ramiz Sadikun 3:0, ekipin nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum (2:1), ka fituar 1:0 ndaj Trepçës ’89 dhe poashtu ka barazuar 1:1 me të njejtin ekip në ndeshjen e parë miqësore./Demokracia.com/

Të ngjashme