Sport
Prishtina mbush bateritë në Antalia, sonte kthehet në kryeqytet
Demokracia
12:45 | 01 Shkurt 2021

Share:

Prishtina duket gati për një pranverë shumë të nxehtë në futbollin kosovar, aty ku e pret një luftë e ashpër si në garë për titull ashtu edhe për Kupë.

Demokracia.com, mëson se skuadra bardhekaltër ka mbyllur përgatitjet në Antalia të Turqisë, ndërsa sonte në orët e vona kthehet në kryeqytet.

Trajneri Zekirija Ramadanit, mund ta cilësojë si të suksesshme punën në Turqi, atje ku edhe u pasurua me një trofe, Superkupën e Kosovës pas fitores që shënoi ndaj Dritës me rezultat 3:1.

Prishtina e Drita do ta ketë një tjetër përballje të nxehtë pas 10 ditëve pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshën në kuadër të Kupës së Kosovës, sfidë kjo që edhe e hap edicionin pranveror. /Demokracia.com

 

Të ngjashme