Sport
Prishtina luan në kualifikueset e Ligës së Evropës – këta janë kundërshtarët e mundshëm
Demokracia
22:06 | 23 Maj 2025

Share:

Prishtina ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikueset e Ligës së Evropës, pasi u shpall fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/2025.

Kryeqytetasit e mposhtën Llapin në finale me rezultat minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Albin Krasniqi. 

Ky trofe përveç se e shpëtoi sezonin e dobët që pati Prishtina këtë edicion, ua siguroi gjithashtu rikthimin në garat evropiane pas disa vitesh mungesë. 

Me të siguruar pjesëmarrjen në këto ndeshje kualifikuese, tashmë janë bërë të njohur edhe kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës. 

Shorti për ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës pritet të mbahet më 17 qershor. 

Për bardhëekaltërit sfida që i pret në Evropë do të jetë tejet e vështirë, nëse marrim parasysh ekipet me të cilat ata mund të ballafaqohen. 

Në mesin e kundërshtarëve potencialë të Prishtinës bëjnë pjesë klube të njohura si Shakhtar Donetsk, Legia Varshava dhe CFR Cluj, teksa nuk mungojnë as klube si Sheriff Tiraspol dhe Celje. 

Përveç këtyre ekipeve, janë edhe disa të tjera të cilat pritet të konfirmohen gjatë ditëve në vijim. 

Si kundërshtarë të mundshëm të Prishtinës në raundin e parë kualifikues mund të jenë edhe këto ekipe: 

Spartak Trnava 

FItuesi i Kupës në Izrael për edicionin 2024/2025 

Fituesi i Kupës në Kroaci për edicionin 2024/2025 

Fituesi i Kupës në Qipro për edicionin 2024/2025 

Fituesi i Kupës në Suedi për edicionin 2024/2025 

Të ngjashme