FC Prishtina është përkujdesur për “bombën” e vitit në futbollin kosovar.
“Bardhekaltrit” kanë zyrtarizuar të mërkurën sulmuesin e njohur, Besart Berishën, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi i famshëm shqiptar me një karrierë të bujshme, ka vendosur që t’i bashkohet kampionit në fuqi të Kosovës, Prishtinës.
Berisha ka një karrierë të pasur në futbollin gjerman, në Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni.
Prishtina e ka zyrtarizuar sulmuesin veteran, por që detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura. /Demokracia.com