Sport
Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, eliminon Feronikelin pas penalltive
Demokracia
15:53 | 17 Mars 2021

Share:

Prishtina është skuadra e radhës që është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, kryeqytetasit ishin nikoqirë të Feronikelit në mesditën e sotme, shkruan Demokracia.com.

Për 90 minuta nuk u shënua asnjë gol në këtë ndeshje, derisa gola nuk pati as në vazhdime.

U deshën penalltitë që ta caktojnë gjysmëfinalistin e dytë të Kupës së Kosovës.

Në fazën e penalltive, Prishtina ishte më e saktë duke fituar me rezultat 2:4.

Në fazën e penalltive, për Prishtinën gaboi vetëm një futbollist, kurse te Feronikeli u shënuan dy penallti dhe dy të tjera u huqën.

Ndryshe, në gjysmëfinale, Prishtina i bashkohet Dukagjinit. /Demokracia.com

Të ngjashme