Sport
Prishtina konfirmon ndërprerjen e kontratës me sulmuesin
Demokracia
14:13 | 29 Qershor 2022

Share:

FC Prishtina dhe sulmuesi Sadam Sulley e kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe zyrtarisht.

25-vjeçari iu bashkua “bardhekaltërve” në janar të këtij viti nga skuadra sllovake FK Senica.

Sulley është paraqitur në total në 16 ndeshje zyrtare në të gjitha garat me ekipin kryeqytetas dhe i ka realizuar shtatë gola.

“ Stafi i FC Prishtinës e falënderon përzemërsisht futbollistin shtatlartë për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshiron shëndet e suksese në vazhdim të karrierës”, ka shkruar FC Prishtina në facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme