Sport
Prishtina ia shkakton humbjen e dytë Gjilanit, Drenica e Dukagjini me fitore bindëse në luftë për mbijetesë
Demokracia
16:56 | 27 Prill 2022

Share:

Kanë përfunduar tri takimet hapëse të javës së 31-të në elitën e futbollit kosovar të zhvilluara sot në Gjilan, Klinë e Skenderaj.

Prishtina ka shënuar fitore 1:2 ndaj Gjilanit me përmbysje në rezultat, raporton Demokracia.com.

Albert Dabiqaj kaloi vendasit në avantazh në minutën e 33-të, ndërsa shifrat i barazoi Besnik Krasniqi në minutën e 45-të. Prishtinës fitoren ia siguroi Mankenda me gol në minutën e 80-të.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi e Gjilanit në kampionat, ndërsa Prishtina merr tri pikë pas barazimit javën e kaluar me Drenicën.

Fitore të madhe ka marrë edhe Dukagjini që ka triumfuar 4:0 kundër Feronikelit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Merlaku (10’), Shala (15’), Ahmeti (45+1’) dhe Nikoqil (85’) ishin realizatorët e golave për “Hithat”.

Tri pikë i ka arkëtuar edhe Drenica në duelin me Ulpianën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke fituar 3:1.

Dy golat e Abazit (53’ 63’) dhe një i Mziut (23’) ishin vendimtar për triumfin e “kuqezinjve”. Golin e vetëm për lipjanasit e realizoi Ahmeti në minutën e 89-të për rezultatin final 3:1/Demokracia.com/

Të ngjashme