ShowBiz
Prishtina i bashkon Bora Zemani dhe Donald Veshaj
Demokracia
22:02 | 16 Maj 2022

Share:

Sonte po zhvillohet pasarela e shumëpritur e Valdrin Sahitit ku po prezanton edhe koleksionin e tij të ri.

Një mbrëmje gala e përgatitur deri në detajin më të vogël, të ftuarit e parë kanë shkelur në tapetin e kuq dhe u ndalën për fotografi.

Bora parakaloi në tapetin e kuq dhe shkëlqeu me veshjen e saj. Prive kupton që Donald Veshaj është prezent në sfilatën e shumëpritur të Valdrin Sahitit dhe arsyeja e prezencës së tij është pikërisht Bora.

I pyetur nga gazetarët që mbulojnë eventin e madh, ai u përgjigj duke thënë: “Nuk e di listën e të ftuarve”.

Shihni edhe fotografitë e Borës në tapetin e kuq.

Të ngjashme