Sport
Prishtina i afrohet titullit, Leonit Abazi flet për formën dhe arsyen e zëvendësimit ndaj Dritës
Demokracia
19:55 | 24 Shkurt 2021

Share:

Prishtina po kalon formë shumë të lartë në start të stinorin pranveror, duke i fituar tri ndeshje radhazi në Superligë. Kjo edhe ka bërë që ajo tash të jetë shumë seriozisht në luftë për titullin e kampionit, shkruan Demokracia.com.

Pa asnjë dyshim rezultatet e Prishtinës lidhen ngushët edhe me formën shumë të mirë që po kalon Leonit Abazi.

I ardhur me shumë buj nga Skënderbeu vitin e kaluar nuk ishte se e kapi ritmin sa duhet, por ja që tash duket i përtërirë dhe sikur ka marrë mbi supet e tij për ta quar Prishtinën aty ku mungon tash e 7 vjet – te titulli i kampionit.

Abazi në një bisedë për Demokracia.com, ka treguar për formën që po kalon ai dhe skuadra e tij me shpresë se do të kenë vazhdimësi.

“Është e vërtetë që po kaloj një formë shumë të mirë këtu, kjo fal edhe shokëve të ekipit dhe jam i lumtur për këtë gjë. Për ne çdo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që të japim maksimumin, kjo është kryesorja”, ka thënë Abazi duke folur më pas edhe për arsyen e zëvendësimit në pjesën e dytë nga trajneri Ramadani, ku në fillim u mendua se bëhet për shkak të lëndimit.

“Jo nuk kishte të bëjë me lëndim. Këto dita kam qenë paksa me grip i ftohur dhe është arsyja që nuk munda të vazhdoj më shumë”, përfundoi Leonit Abazi.

Të kujtojmë se Prishtina pas 21 ndeshjeve është e treta në tabelë me 41 pikë, katër me pak sesa Ballkani që është në pozitën e parë dhe tri më pak sesa Drita e dyta në tabelë. /Demokracia.com

Të ngjashme