Sport
Prishtina gati për sfidën e nesërme, Curri premton angazhim maksimal të skuadrës
Demokracia
16:46 | 12 Shkurt 2021

Share:

Prishtina nesër zbret në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” pas triumfit të madh që pati në Kupën e Kosovës kur e eliminoi Dritën, shkruan Demokracia.com.

Bardhekaltrit do të ndeshen me Drenicën në sfidën e parë të stinorit pranveror në Superligë, në një ndeshje që po cilësohet si shumë e vështirë për të dyja skuadrat.

Ndihmës-trajneri te Prishtina, Debatik Curri ka thënë se skuadra është gati dhe secili futbollistë ka besimin e lartë në vete.

Është shumë vështirë që pas disa ndeshjeve të forta të mbahet lart forma e futbollistëve, e sidomos kur luan 120 minuta kundër Dritë. Megjithatë e theksoj se jemi të përgatitur mjaft mirë, futbollistët janë të vetëdijshëm që vetëm me përqendrim maksimal mund të mbajmë formën e lartë ndeshje pas ndeshje. E respektojmë Drenicën si skuadër të fortë dhe si kundërshtar të papërshtatshëm, por e kam besimin e plotë te futbollistë tanë me të cilët besoj shumë se e kemi gjetur çelësin e suksesit me qetësinë që kemi në lojë duke pasur durimin gjatë ndeshjes, sidomos duke pasur besim të lartë në vete gjithsecili futbollistë”, ka thënë Curri për faqen zyrtare te klubit.

Prishtina e Drenica ndeshen nesër nga ora 13:00 dhe pikët janë tejet të nevojshme për të dyja skuadrat. /Demokracia.com

Të ngjashme