Sport
Prishtina fituese e Superkupës, mposhti Dritën në Antalia
Demokracia
14:11 | 23 Janar 2021

Share:

Prishtina ka arritur ta bëjë për vete trofeun e Superkupës së Kosovës në futboll, pasi e ka mposhtur Dritën me rezultat 3:1, shkruan Demokracia.com.

Skuadra bardhekaltër triumfoi në sfidën e luajtur në Antalia të Turqisë, që njëherësh edhe hap një epokë të re për futbollin tonë, pasi u luajt për herë të parë një ndeshje e tillë në një vend neutral.

Qëndrim Zyba, Besnik Krasniqi e Alban Shillova realizuan për Prishtinën, ndërsa për skuadrën e Dritës, golin e vetëm e shënoi Kastriot Rexha.

Padyshim ky rezultat është një sinjal i fortë se pranvera sivjet në futbollin kosovar do të jetë shumë e nxehtë. /Demokracia.com

Të ngjashme