Sport
Prishtina fituese e Kupës së Kosovës në basketboll
Demokracia
19:40 | 07 Shkurt 2021

Share:

Sigal Prishtina ka arritur ta fitoi Kupën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur në finale Golden Eagle Yllin me rezultat 82:76, shkruan Demokracia.com

Bardhekaltrit kanë triumfuar në finalen e madhe të zhvilluar në Suharekë që për fat të keq u zhvillua pa praninë e publikut për shkak të masave anti Covid-19.

Sigal Prishtina kështu bëhet pronare e Kupës për herë të 15-të dhe është skuadra bindshëm më e suksesshme sa i takon trofeve të fituar.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime, kurse te Sigal Prishtina, Nigel Johnson me 21 pikë, 7 kërcime e 13 asistime. /Demokracia.com

Të ngjashme