Sport
Prishtina fiton në Gjakovë, Samadrexha merr pikët ndaj Jusuf Gërvallës
Demokracia
22:00 | 06 Prill 2022

Share:

Të mërkurën u luajtën dy ndeshjet e para të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Prishtina ka fituar në Gjakovë ndaj Shqiponjës me rezultat bindës, 46:23. Alma Nivokazi i shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa 9 i kishte Shkurta Mehmeti.

Te Shqiponja më efikasja ishte Elma Hoda me 13 gola.

Në Samadrexhë u takuan hendbollistet e Samadrexhës me ato të skuadrës deçanase, Jusuf Gërvalla. Fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 34:29.

Pas pjesës së parë dallimi ishte vetëm një gol, 15:14. Donjeta Mehmeti me 13 gola dhe Aulona Maloku me 11 ishin më efikaset te Samadrexha. Kurse te Jusuf Gërvalla 10 gola i shënoi Nurije Qekaj. 7 i realizoi Adelina Qufaj.

Prishtina është e dyta me 36 pikë. Shqiponja mban vendin e gjashtë me 21 pikë. Samadrexha tani i ka 13 pikë në mesin e tabelës, ndërsa një pikë më shumë e ka Jusuf Gërvalla./Demokracia.com/

Të ngjashme