Sport
Prishtina fiton derbin rajonal ndaj Llapit, Gjilani vazhdon të zhgënjejë
Demokracia
14:58 | 06 Mars 2021

Share:

Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Padyshim, kryendeshja e sotme u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet mes Prishtinës dhe Llapit, shkruan Demokracia.com.

Derbin rajonal e fituan kryeqytetasit me rezultat të pastër, 2:0.

Besnik Krasniqi (’30) dhe Alban Shillova (’34) ia dhuruan fitoren Prishtinës në ndeshjen e sotme.

Në anën tjetër, Gjilani ka vazhduar me rezultate zhgënjyese.

Skuadra që drejtohet nga Bylbyl Sokoli ka barazuar 1:1 me Arbërinë e Dobrajës.

Për Gjilanin realizoi autogol Bruqi (’61), kurse për Arbërinë shënoi Marclei në minutën e 85-të. /Demokracia.com

Të ngjashme