Sport
Prishtina feston në Lipjan, mund lehtësisht Ulpianën
Demokracia
14:50 | 27 Nëntor 2021

Share:

Prishtina ka marrë fitoren e dytë me radhë në Superligën e Kosovēs në futboll, derisa këtē herë e ka mposhtur Ulpianën, shkruan Demokracia.com

Kryeziu dy gola e Krasniqi një, realizuan në fitoren 3:0, në këtë ndeshje që është pritur të jetë shumë më e vështirë, por ja që bardhekaltrit kanë fituar lehtësisht dhe sikur të shfrytëzoheshin rastet fitorja ka mundu të jetē shumē më e thellē.

Nga minuta e parë kampioni aktual i Kosovës ka dominuar në fushë dhe me plotë meritë ka fituar nē stadiumin “Sami Kelmendi”, ku atmosfera ka qenë shumë e mirë.

Në takimin e radhës Prishtina luan një ndeshje të vështirë ku ndeshet me Dritën. /Demokracia.com

Të ngjashme