Sport
Prishtina e vazhdon bashkëpunimin edhe me Ardian Limanin
Demokracia
13:48 | 29 Maj 2025

Share:

Pasi e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës, FC Prishtina ka nisur t’i “blindojë” lojtarët e rëndësishëm.

E një gjë të tillë, Bardhekaltrit e bënë edhe sot pasi njoftuan se Ardian Limani do të mbetet në kryeqytet.

Futbollisti i rëndësishëm i kryeqytetasve e vazhdoi kontratën edhe për dy vjet, shkruan “Gazeta Express”.

Ai është pjesë e klubit më të madh në Kosovë që nga janari i vitit 2024.

𝗔𝗿𝗱𝗶𝗮𝗻 𝗟𝗶𝗺𝗮𝗻𝗶 mbetet te Prishtina. Futbollisti i palodhur dhe me përvojë është i njohur për angazhimin e tij në çdo pozitë që kërkohet, do të vazhdoj të kontribuojë edhe më tej në projektin e Prishtinës. Ardian Limani ka rinovuar me klubin për dy vite të tjera, pavarësisht interesimit nga klube të tjera. Limani ishte bashkuar ekipit në janar të vitit 2024”, njofton klubi Bardhekaltër. /Gazeta Express

Të ngjashme