Sport
Prishtina e treta në Ligën e Pioniereve në hendboll
Demokracia
18:18 | 20 Qershor 2022

Share:

Hendbollistet e Prishtinës e kanë fituar ndeshjen për vend të tretë në Ligën e Pioniereve. Të hënën pasdite në Gjakovë, Prishtina e mposhti Samadrexhën me rezultat 18:17.

Prishtinaset kishin epërsi prej një goli pas pjesës së parë, 6:5, kurse pas pjesës së dytë rezultati ishte 14:11.

Fundi ishte dramatik, me Samadrexhën që kaloi në epërsi. Por Prishtina realizoi dy herë në fund për fitore 18:17.

Learta Kurteshi i shënoi 10 gola për Prishtinën derisa 7 herë shënoi Arona Krasniqi.

Elisa Krasniqi i realizoi 16 gola te Samadrexha./Demokracia.com/

Të ngjashme