Me dy përballjet e sotme ka përfunduar java e parë e edicionit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Në program për ditën e sotme kanë qenë dy duele Malisheva – Prishtina dhe Ballkani – Dukagjini, raporton Demokracia.com.
Malisheva ka arritur të shkaktojë befasinë e javës pasi e ndali në barazim Prishtinën në shtëpi me rezultat 1-1.
Golin e parë në histori të klubit në elitën e futbollit kosovar e shënoi Hasan Hyseni në pjesën e parë.
Ndërsa në minutat shtesë, Bekteshi barazoi për Prishtinën me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit.
Ballkani dhe Dukagjini në Suharekë kanë ndarë pikët në një ndeshje ku u shënuan katër gola.
Rezultati përfundimtar ishte 2-2 me “portokallezinjtë” që ishin dy herë në avantazh, por që “Hithat” nuk lejuan të dalin pa pikë nga Suhareka.
Për “Xhebrailat” dy golat i realizoi talenti, Ermal Krasniqi, ndërkaq për Dukagjinin shënoi Arbër Shala dhe Ahmed Januzi.
Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq vetëm pesë minuta pas golit. /Demokracia.com