Sport
Prishtina e Munishit vazhdon me fitore në miqësore, triumfon ndaj Trepçës ‘89
Demokracia
20:00 | 01 Gusht 2022

Share:

Prishtina e ka fituar ndeshjen e dytë miqësore kundër Trepçës ’89, shkruan Demokracia.com.

Të besuarit e trajnerit Ismet Munishi fituan 1:0 kundër “Minatorëve” në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Golin e vetëm e ka realizuar futbollisti Pllana në pjesën e dytë të takimit.

Ishte kjo miqësorja e dytë e zhvilluar në mes të këtyre dy skuadrave gjatë kësaj vere.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me barazim 1-1 në stadiumin “Riza Lushta”./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024