Sport
Prishtina e huazon futbollistin e talentuar te skuadra e Ligës së Parë
Demokracia
21:59 | 24 Janar 2023

Share:

Fushë Kosova dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e futbollistit Ardi Ajdini.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i Fushë Kosovës në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Ajdini luan si qendërmbrojtës, ndërsa më parë ka luajtur te 2 Korriku dhe Besa e Pejës.

Futbollisti Ajdini i ishte bashkuar Prishtinës në verën e vitit 2022, ndërkaq kishte nënshkruar kontratë trevjeçare.

NJOFTIMI I PLOTË:

𝑴𝒊𝒓𝒆̈𝒔𝒆𝒗𝒋𝒆𝒏 𝑨𝒓𝒅𝒊 𝑨𝒋𝒅𝒊𝒏𝒊!💪

KF Fushe Kosova dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje per huazimim e qendër mbrojtesit Ajdini.

20-vjeçari ne edicionin (2020/21) ka luajtur edhe tek Besa e Pejës në Superligën e Kosovës teksa është paraqitur në 30 ndeshje, dhe ka realizuar një gol.

Ajdini që është produkt i KF 2 Korrikut ka qenë pjesë e Kosovës U-17, U-19 dhe U-21.

Ardit i urojm mirëseardhje në familjen bardh e kalter./Demokracia.com/

Të ngjashme