Sport
Prishtina – Dukagjini dhe Ulpiana – Gjilani, formacionet zyrtare
Demokracia
14:16 | 30 Prill 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshjet hapëse të javës së 32-të.

Pasditen e sotme zhvillohen dy duele në Prishtinë dhe Lipjan, shkruan Demokracia.com.

Në “Fadil Vokrri”, në kryeqytet, Prishtina është nikoqire e Dukagjinit të Klinës.

Dyja skuadrat kanë nevojë të madhe për fitore, në mënyrë që t’i shmangen zonës së barazhit.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Halimi, Mici, Pllana, Boshnjaku, Karabeci, Mankenda, Zyba, Abazi, Krasniqi, Hoti, Kryeziu.

Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Basriu, Syla, Shala, Shabani, Ahmeti, Carioca, Gashi, Merlaku, Nikoliq.

Në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Ulpiana do të përballet me Gjilanin.

Gjilani që tashmë është dorëzuar në garë për titull, synon që ta mbajë vendin e dytë deri në fund. Në taborin tjetër, Ulpiana kërkon fitore në mënyrë që edhe gjasat e pakta që ka për mbijetesë të mos i shuaj tërësisht.

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Ajeti, Makolli, Rapuca, Emini, Shala, Qerimi, Avdulli, Rezi, Conceiocao, Franic, Shkalla.

Gjilani: Kolici, Progni, Rapa, Halili, Beqja, Cale, Torassa, Dabiqaj, Aziz, Krasniqi, Useini.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00./Demokracia.com/

Të ngjashme