Ndeshja më interesante e javës së 12-të në elitën e futbollit kosovar zhvillohet sot (e diel).
Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet është arenë e përballjes Prishtina – Drenica, shkruan Demokracia.com.
“Bardhekaltrit” kërkojnë vetëm fitoren në terrenin e vet, ndërkohë të njëjtën e synon edhe Drenica e cila me një fitore vazhdon edhe më tutje hapin për kreun.
Zekirija Ramadani dhe Tahir Lushtaku tashmë kanë bërë publike 11-shet me të cilat do ta nisin këtë duel nga ora 13:30.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Halimi, B. Krasniqi, Atanda, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Karabeci, E.Krasniqi, Hoti, John, Kryeziu.
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Arrabal, Qaqi, Jashari, Mëziu, Lushtaku, Denisson, Avdulli, Veliqi, Zabergja. /Demokracia.com