Sport
Prishtina – Drenica nesër zhvillojnë duelin e 60-të ndërmjet vete, këto janë statistikat
Demokracia
20:32 | 12 Shkurt 2021

Share:

Prishtina e Drenica do të përballen nesër ndërmjet vete në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll e cila njëherësh edhe shënon hapjen e stinorit pranveror, shkruan Demokracia.com.

Të dyja skuadrat nga paslufta nuk janë larguar asnjëherë nga elita e futbollit kështu që nesër ato luajnë duelin e 60-të ndërmjet vete.

Skuadra badhekaltër përmes faqes se saj zyrtare ka nxjerrë statistikat e këtyre ndeshjeve e ku shihet se Prishtina është skuadër shumë më e favorizuar.

Nga 59 ndeshje, Prishtina ka 31 fitore, Drenica ka 17 fitore ndërsa 11 herë janë ndarë baras.

“• Prishtina dhe Drenica, nesër takohen në ndeshjen e tretë kampionale të këtij edicioni. Prishtina ka fituar në “Fadil Vokrri” 3:0 ndërsa Drenica në “Bajram Aliu” 1:0.

  • Drenica para fitores së fundit (1:0) ka qenë 10 ndeshjeve pa fitore (9 humbje e 1 barazim).
  • Në 59 përballje zyrtare, Prishtina ka fituar 31 sosh, ka barazuar 11 dhe Drenica ka fituar 17 takime. Prishtina ka larg golldallim më të mirë pozitiv, +37, 90:53”, ka shkruar FC Prishtina.

Të kujtojmë se ndeshja Prishtina – Drenica luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme