Sport
Prishtina, Drenica e Feronikeli marrin vërejtjen e fundit nga FFK-ja
Demokracia
17:06 | 25 Maj 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës u ka shqiptuar masën “Vërejtje e Fundit” FC Prishtinës, Drenicës e Feronikelit.

Prishtinës iu inicua procedurë disiplinor për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike të tifozëve të saj “Plisat” në ndeshjen e xhiros së parafundit ndaj Llapit në Podujevë, shkruan Demokracia.com.

Për shkak të tifozëve, në procedurë disiplinore përfunduan edhe Drenica e Feronikeli.

VENDIMI I PLOTË:

FC ”Prishtina”. Në min e 22-të gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen për 1 min për shkak se tifozët e FC ”Prishtina” Plisat kishin hudhur mjete piroteknike – shpërthyese si dhe bombola tymuese. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Llapi-Prishtina dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore. VËREJTJE E FUNDIT.

FC ”Feronikeli”.Lëshim në organizimin e ndeshjes . Në min 7-të një tifoz i FC ”Feronikeli” merr banerin e tifo grupit ”Shqiponjat e Zeza” nga mysafirët dhe me baner hyn dhe vrapon në fushë duke penguar zhvillimin e ndeshjes dhe për pasojë tifozëria e KF ” Drenica ” hyn në fushë duke vrapuar për rikthimin e banerit të tyre për çka është ndërprerë ndeshja për 24 min. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Drenica dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore. VËREJTJE E FUNDIT.

FC ”Drenica”. Në min. e 7-të pas provokimit dhe marrjes së banerit nga tifozi i FC ”Feronikeli” disa tifoz të KF ”Drenica” hyjnë në fushë me vrap për ta rikthyer banerin e tyre me ç’rast u krijua tollovi në fushë për çka ishte ndërprerë ndeshja për 24 minuta. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Drenica dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore. VËREJTJE E FUNDIT. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024