Sport
Prishtina dhe Peja mësojnë kundërshtarët në Ligën Ballkanike
Demokracia
15:07 | 26 Gusht 2021

Share:

Dy skuadrat kosovare në basketboll, Prishtina dhe Peja kanë mësuar kundërshtarët në fazën e parë të Ligës Ballkanike.

Prishtina do të jetë pjesë e Grupit B së bashku me TFT Skopjen, Akademik Plovdiv e Boreo dhe Ironi Rain Nahariya, shkruan Demokracia.com.

Kurse pejanët ndodhen në grupin A me Hapoel Nufar Energy Galil Elion, BC Ballkanin, Navico Akademija FMP dhe Kumanova 2009.

Në edicionin 2021/22 të BIBL-it, do të marrin pjesë dhjetë ekipe, të cilat janë ndarë në dy grupe.

Liga Ballkanike pritet të nis më 12 tetor. /Demokracia.com

Të ngjashme